Mirësevini!
Keni zgjedhur faqen e duhur, nëse jeni në kërkim të një përkthyesi të kualifikuar të gjuhës gjermane, shqipe, boshnjake, serbe dhe kroate. Me përvojën time si përkthyes i autorizuar i gjuhëve të sipërpërmendura (ermächtigt und beeidigt, OLG-Düsseldorf), shpresoj të jem personi i qëlluar për ju. Dokumentet tuaja mund t`i dërgoni me E-Mail, Fax, apo me postë. Zakonisht, të njejtat i pranoni të përkthyera brenda 48 orëve.
Në vijim shkurtimisht disa nga shërbimet të cilat i ofroj:- Përkthime me shkrim
- Vërtetime (i autorizuar nga gjykatat: OLG-Düsseldorf dhe LG-Stuttgart)
- Përkthime me gojë
- Përkthime gjyqësore
- Përkthime konsekutive
- Përkthime noteriale
- Përkthime simultane
- Korrekturë të teksteve
- Lokalizim (përshtatje gjuhësore) të faqeve të internetit
- Përpilim tekstesh (p.sh. artikuj të mediave apo tekste produktesh)
- Përpilime të tjera tekstesh në gjuhën gjermane dhe atë shqipe